Prof. Dr. Isuf Kalo, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ishte të premte I ftuar në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arian Cani së bashku Presidentin e UET Prof. Dr. Adrian Civici, Kryeatrin e Bordit të Administrimit Henri Cili, si dhe Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit. Profesor Isuf Kalo gjatë kësaj bisede deklaroi se UET është unik për nga mënyra si është konceptuar, për nga idetë që udhëheqin. Termi polivalent është esenciale për të bërë një fakultet mjekësie sepse mjekësia sot nuk mjekon vetëm trupin, organet, por mjekon njeriun, mjekon jetën e tij. Njeriu nuk sëmuret nga mikrobet aq sa sëmuret nga varfëria, padrejtësia, stresi, pra del nevoja e një komponenti social. Mjekët e rinj duhet të dinë dhe sociologji, për nevojat e tregut. Ankesa më e madhe që kanë pacientët tanë sot është arroganca, mos shikimi në sy, pra këtu lind nevoja e komunikimit.
Ju jeni një mjek i njohur dhe jeni si dekani i parë që themelon një fakultet të ri në UET, atë të Shkencave Mjekësore Teknike. Si ndiheni dhe çfarë objektivash keni për të çuar këtë fakultet drejt një fakulteti më të zgjeruar?
Ky fakultet lindi nga nevojat për atë staf që janë jashtëzakonisht të nevojshëm për pacientët, shumë të afërt me pacientët, siç janë infermierët, fizeoteropetët dhe imazheristët. Këto nevoja janë kuantitative. Ne kemi më pak se vendet e rajonit dhe shumë më pak se në Europë për në nivelin e popullsisë. Kemi kërkesa më të shtuara pasi një pjesë po ikin në emigrim por ndërkohë popullsia jonë po moshohet, dhe popullsia e moshuar do të kërkojnë më shumë profile në ndihmë të tyre. Dega e infermierisë do të ketë për mjekun e përgjithshëm që punon në ambulancën e madhe dhe do të ketë infermierë të specializuar për kirurgji dhe mikrokirurgji, por do ketë dhe infermierë te tjerë që do të merren me dietologji, gjeriartri, me të sëmurët e pashpresë që janë në fazat e fundit të jetës. Ne do të lëvizim nga infermierët në infermieristikë. Diferenca mes tyre është se infermieri është ndihmës i doktorit, pra një ushtare e oficerit, ndërsa infermieristika është një profesioniste autonome, që ka marrë një diplomë të specializuar që të bëjë gjëra që doktori nuk di ti bëjë aq mirë sa ajo, ose kur pacienti do që ti bëjë ajo dhe jo doktori.
Pse është fat që kjo ka lindur në UET?
Sepse UET është unik për nga mënyra si është konceptuar, për nga idetë që udhëheqin. Termi polivalent është esenciale për të bërë një fakultet mjekësie sepse mjekësia sot nuk mjekon vetëm trupin, organet, por mjekon njeriun, mjekon jetën e tij. Njeriu nuk sëmuret nga mikrobet aq sa sëmuret nga varfëria, padrejtësia, stresi, pra del nevoja e një komponenti social. Mjekët e rinj duhet të dinë dhe sociologji, për nevojat e tregut. Ankesa më e madhe që kanë pacientët tanë sot është arroganca, mos shikimi në sy, pra këtu lind nevoja e komunikimit. Këtë polivalencë kur e ke në një universitet, brenda për brenda nuk ke nevojë të shkosh tek një fakultet tjetër. Është një forcë e madhe pasi këto interferojnë më njëri tjetrin dhe krijimi i kësaj sinergjie, është një potencial shumë i madh. Veç kësaj do të thojha që UET nuk është universitet vetëm si ndërtesë, por është ambient, koncept ku ti impenjohesh aty me art, me kulturë, me ekspozita të pikturës, me filozofë që vijnë etj. Në asnjë universitet të botës nuk kemi parë që ka aq shumë dijetarë, shkrimtarë, artistë, filozofë, juristë, mjekë të shquar të cilët kanë fotografinë aty. Në cilin universitet mund të promovohen libra, mbrohen diploma apo jepen bursa? UET është një eksepsion, një shembull koncpetual. Në këtë fakultet të ri pretendojmë që ky fakultet mos të jetë krejt si të tjerët që nxjerrin infermierë, jo sepse ata kanë përfunduar keq, por sepse ne duhet të krijojmë një formë të re pedagogjie. Një pedagogji adult-adult, ku ne mos të kemi vetëm mësimdhënie por edhe mësimmarrje e mësimnxënie, ku studenti jo vetëm do marrë leksion por dhe do të japi një mendim dhe kjo e demokratizon pedagogjinë. Unë mendoj se duhet përkrahur në të gjitha drejtimet kjo iniciativë.