Aktualitet

Itali/ 100 priftërinj humbën jetën për t’u dhënë lamtumirën e fundit të sëmurëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 18/04/20 |
mapo.al

100 prifta dhe 84 murgesha, kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi, për t’u dhënë lamtumirën e fundit atyre që nuk kanë patur mundësi të përcillen nga asnjë familjar.






Në këtë epidemi, që po bën viktima në të gjithë botën, diku më shumë e diku më pak, sipas kohës së përhapjes së virusit, gjendjes ekonomike, pozicionit gjeografik dhe menaxhimit të saj, viktimat kanë qënë të shumta në të gjitha moshat, por kryesisht në meshkuj, në moshë të avancuar dhe shumica e tyre, me 2-3 sëmundje kronike.


Në këtë momente dramatike të njerzimit, bie në sy aspekti human i çasteve të ndarjes nga ne të shumë njerëzve të dashur, të afërt apo të largët, pothuajse në vetmi, ose të ngushëlluar vetëm nga mjekët dhe infermirët, të cilët janë edhe viktimat e shumta në këto momente dhimbjeje të njerzimit, ku në Itali janë 131 mjekë dhe 34 infermierë që kanë ndërruar jetë nga infeksioni.







22 745 përsona, që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, janë ndarë nga familjarët e tyre në momentin kur janë marrë nga ambulancat, ose në raste të radha, kur kanë komunikuar për herë të fundit me videothirrje, por në shumicën e rasteve, ngushëllimin e fundit e kanë marrë nga mjekët dhe infermierët e reparteve të terapive intensive.

Lexo edhe :  Kapen me kokainë 3 "bishat" shqiptare në Itali, si i "groposi" nofka e tyre



Njëkohsisht, krahas personelit shëndetsor, pothuajse përherë, “familjari” më i afërt i tyre ka qënë, prifti apo murgesha e famullisë së tyre, që u kanë qëndruar afër të sëmurëve, janë lutur bashkë me ata e ju kanë dhënë lamtumirën e fundit në emër edhe të familjarëve, që nuk kanë mundur të komunikojnë dhe ti kontaktojnë për ti dhënë përkëdheljen e fundit dhe fjalët e fundit ngushëlluese në largimin e tyre të përhershëm.



Kishte edhe nga ata, si Giuseppe Berardelli, 73 vjeç, që i ka dhuruar respiratorin një të riu, por shumica e priftërinjëve dhe murgeshave, kanë vdekur duke u qëndruar pranë të sëmurëve, në momentet e fundit të jetës, duke i përkëdhelur dhe ngushëlluar, për tu dhënë edhe lamtumirën e fundit e nga këta,100 priftërinjë dhe 84 murgesha janë bashkuar me ata që i përcollën në banesën e fundit, në jetën e pafund, pak ditë më parë.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas