Aktualitet

Itali – 130 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 652 raste të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 22/05/20 |
mapo.al

Italia vazhdon betejën e saj kundër koronavirusit, edhe pse me më pak viktima.


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32,626.


Gjithashtu janë verifikuar 652 raste të reja duke e çuar në 228,658 numrin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë deri më sot. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 2160 persona.


Numri i personave aktiv të infektuar është reduktuar në 59,322, 8,947 prej tyre po kurohen në struktura spitalore dhe 595 në repartet e terapisë intesive.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas