Aktualitet

Itali/ 18 viktima dhe 122 raste të reja në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 23/06/20 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali, janë regjistruar 18 viktima nga koronavirusi, 5 më pak se dje, për një total prej 34,675 që nga fillimi i pandemisë.


Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1159 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 184,585.


Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 122 raste të reja pozitiv për një total prej 238,833 personash.


Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,579 që nga fillimi i pandemisë.


Numri i të shëruarve sot në Rajon ishte 790 gjë që e çon numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar në 63,690.


Etiketa: , , ,

Pas