Aktualitet

Itali/ 323 persona humbin jetën nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 29/04/20 |
mapo.al

323 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali. Numri i të vdekurve ka shkuar në 27 359.


Italia prej disa ditësh vijon me shifra më të ulta sa i përket vdekjeve dhe rasteve të reja, ndërkohë që dje ishin 382 viktima.


Janë rreth 2086 të infektuar në 24 orët e fundit në Itali. Numri i të infektuarve ka shkuar në 203.591. Deri më sot janë shëruar 71 252 persona.


Pavarësisht rasteve të reja dhe vdekjeve të ditëve të fundit, Italia pritet të hapet në datën 4 maj, në disa prej sektorëve më të rëndësishëm, por jo shkollat.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas