Aktualitet

Itali, 333 viktima të tjera nga koronavirusi, ulet numri i të infektuarve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:12 - 27/04/20 |
mapo.al

Ka zgjatur vetëm një ditë ulja e numrit të viktimave të reja nga koronavirusi në Itali, i cili ditën e dielë numëroi 260 humbje jete, një nga shifrat më të ulëta që nga mesi i muajit mars.


Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore italiane raportuan se 333 persona të tjerë ndërruan jetë nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina, duke e çuar numrin total të viktimave në 26977.


Lajmi i mirë nga Italia është që është zvogëluar ndjeshëm numri i rasteve të reja me 1739 të prekur. Në total në vendin fqinj janë infektuar nga Covid-19, 199 414 persona






Etiketa: ,

Pas