Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka hyrë në një pishinë.
Ngjarja ka ndodhur në Itali, saktësisht në Lido di Savio, ku ai po pushonte me familjen.
Nuk dihen shkaqet që sollën vdekjen e tij, por burri u gjet i pajetë në pishinë, pasi hyri të lahej.
Policia italiane po vazhdon me hetimet, ndërsa mediat bëjnë me dije se nuk dihet nëse 40-vjeçari ka goditur kokën kur është hedhur në pishinë, ka pësuar arrest kardiak apo i ka ndodhur diçka tjetër.