Aktualitet

Itali/ 400 mijë € të fshehura nën sediljen e makinës, arrestohet shqiptari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 11/07/20 |
mapo.al

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Napolit në Itali, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit të tij të modifikuar.


Hetimet e autoriteteve italiane informojnë se shuma e parave vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.


Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e ‘riciklimit’ të parave të pista.


Gjithashtu financa e Napolit ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.


Automjeti drejtohej nga një italian nga Napoli i cili është vënë në masë arresti. Kokaina e sekuestruar do të sillte nje përfitim tregu prej 5 milionë euro.

Autoritetet e Finanzës së Napolit të cilët janë shprehur se hetimet janë në zhvillim e ende nuk ka prova nëse ka lidhje mes korrierit shqiptar e kokainës së sekuestruar .


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas