Bota

Itali/ 50 të arrestuar në operacionin kundër mafias Camorra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 19/02/19 |
mapo.al

Antimafia Italiane e Venezias në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ekzekutuar megaoperacionin e koduar “At last” kundër mafias napoletane Camorra.






Ky operacion ka çuar në ekzekutimin e masave të ndalimit ndaj 50 personave, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën urdhërin e detyrim paraqitjes.


Arrestimet janë kryer në provincën e Venezias, Casertas e Casal del Principe. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në grupim të organizuar mafioz e krime të tjera penale.







Në operacion kanë marrë pjesë rreth 300 trupa policorë të drejtuar nga grupi operativ i Venecias dhe nga policia financiare e Triestes.




Në mesditë Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico De Raho do të zbardhë detajet e këtij operacioni.



Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përshëndeti suksesin e këtij operacioni duke u shprehur se “lajme të tilla bëjnë të nis mirë dita, falë punës brilante të forcave të policisë.”

1


Etiketa: , ,

Pas