Aktualitet

Itali – 55 të vdekur nga koronavirusi 24 orët e fundit, vetëm 316 raste të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 02/06/20 |
mapo.al

55 persona kanë humbur jetën në Itali nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit (5 më pak se një ditë më parë). Ditë pas dite shifrat janë në rënie.


Numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 33 530. Rastet e reja kanë qenë vetëm 316. Në ditën e dytë të këtij muaji, 9 rajone italiane nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus. Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima e 187 raste pozitive.


1 737 persona janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar në 160 092 numrin e atyre që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës.


Të infektuar me COVID-19 në Itali raportohet të jenë 233 515 persona, por të infektuar aktiv me COVID-19 në Itali janë reduktuar në 39,893.


Në strukturat spitalore numri i pacientëve COVID është ulur në 5,916 e 408 janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Numri i tamponeve të kryera deri më sot në Itali është gati 4 milionë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas