Aktualitet

Itali – 553 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 19/12/20 |
mapo.al

Bilanci italian i koronavirusit sot flet për një ulje domethënëse të shifrave, siç ndodh shpesh herë gjatë fundjavës.



Sipas autoriteteve italiane, u regjistruan 16308 raste të reja infektimesh me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 18 mijë.


Viktimat janë 553, 121 më pak se 24 orë më parë.




Në rënie edhe raporti testime/pozitivitete, që bie poshtë 10%.



Veneto konfirmohet si rajoni më i goditur me 3834 raste, i ndjekur nga Lombardia me 1944 dhe Emilia Romanja me 1641.


Vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët.

Sipas autoriteteve, fushata e vaksinimit me vaksinën Pfizer në Itali do të fillojë më 27 dhjetor me rreth 10 mijë vaksina kryesisht për personelin mjekësor, që do pasohen në janar me fushatën masive.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas