Itali-Një shqiptar është vendosur në pranga gjatë natës së djeshme në Breshia, pasi iu gjet në banesë një sasi prej 6.5 kilogramësh heroinë e pastër.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një 43-vjeçar, emri i të cilit ishte i njohur për policinë, pasi ishte kapur më parë për shpërndarje droge.
Shqiptari 43-vjeçar është ndaluar nga policia italiane në një bar dhe është shoqëruar më pas në banesë, në bazë të një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Breshias.
5.2 kilogramë heroinë iu gjetën në një thes, ndërsa pjesa tjetër në një biçikletë të lënë poshtë shtëpisë.