Aktualitet

Itali/ 60 viktima në 24 orët e fundit, ulet numri i rasteve të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 01/06/20 |
mapo.al

Numri i viktimave Covid 19 në Itali ka arritur në 33,475, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 është deri sot më 233,197 dhe janë shënuar vetëm 179 raste pozitive më shumë në 24 orë.


Numri i personave aktivë pozitiv me koroanvirus në Itali është 41,367. Janë 6,099 persona po kurohen në struktura spitalore e 424 pacientë janë shtruar në repartet e terapisë intesive.


Personat e shëruar nga Covid në Itali janë 158,355 dhe janë 848 të shëruar më shumë se një ditë më parë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaftt rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive. Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia janë regjistruar 19 viktima e 60 raste pozitive më shumë se një ditë më parë. Numri i viktimave në këtë rajon ka shkuar në 16,131 e i të infektaurve më 89,018.



Etiketa: ,

Pas