Aktualitet

Itali/ Aksident tragjik, vdesin 2 shqiptarë (EMRAT)






               Publikuar në : 18:21 - 18/08/19 |
mapo.al

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Bolonja, ku tragjikisht humbën jetën 2 shqiptarë.


Mediat italiane raportojnë se dy viktimat janë identifikuar si Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj 38 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përplasur në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë 2 shqiptarët kanë humbur jetën.

38-vjeçarja shqiptare Suzana Gojcaj, prej 15 vitesh jetonte në Galeata, në provincën Forlì-Cesena.

Përveç burrit të saj, i cili duket se është në Shqipëri, ajo lë tre vajza.

Në makinën tjetër po udhëtonin tre persona italiano-zviceranë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Etiketa: , ,

Pas