Aktualitet

Itali/ Aquilas goditet brenda 30 minutave nga tre lëkundje tërmeti





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 08/12/19 |
mapo.al

Teksa një tjetër tërmet është ndjerë mbrëmjen e së shtunës në vendin tonë, një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar në afërsi të Aquilas, Itali.


Lëkundja e parë me magnitudë 3.7 ballë, epiqendër 2 km nga qyteza Barete dhe thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës, është ndjerë rreth orës 22:55. Ajo u pasua në orën 23:16 nga një lëkundje 3.4 ballë, me epiqendër përsëri në Barete e thellësi 13 km nën tokë, si dhe nga një lëkundje e tretë 2.2 ballë në orën 23:22.



Sipas mediave italiane, të shumta kanë qenë telefonatat e qytetarëve të frikësuar në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Deri më tani nuk ka informacione mbi dëme në banesa apo persona të lënduar.


Risjelllim në vëmendje se 10 vite më parë një tërmet 6.3 ballë shkaktoi në Aquila 309 viktima dhe mbi 1600 të plagosur.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas