fbpx

Aktualitet

Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë, u gjendet kokainë me vlerë 2 mln euro





               Publikuar në : 14:31 - 19/11/19 |
mapo.al

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Alessandria-s, pasi iu gjetën 8 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro. Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë të identifikuarit me iniciale C.E dhe M.L, ky i fundit jo i panjohur për drejtësinë italiane.


I vendosur sërish nën gjurmët e policisë, për një kthim të mundshëm në trafikimin e kokainës, M.L. u konstatua se takohej me bashkatdhetarin me inicialet C.E në garazhin e picerisë që zotëronte në rrugën Via San Leonardo.



Gjatë kontrollit në garazh, agjentët gjetën 8 kg kokainë të ndarë në tetë pako, të fshehura brenda një kutie kartoni. Brenda makinës  tip “Fiat 500” të C.E. u gjetën edhe disa vende që ishin bërë enkas për transportimin e drogës.


“Ne gjetëm njërën prej makinave të përdorura nga korrierët për të transportuar drogën. Janë tetë kilogramë kokainë e pastër. Ky ishte një konfiskim ku u bllokua qarkullimi i paligjshëm i të paktën 2 milionë eurove”-deklaroi kreu i Policisë së Parmas, Cosimo Romano.

Shqiptarët e arrestuar, po mbahen tashmë të izoluar në burg.

 


Etiketa: ,

Pas