Aktualitet

Itali/ Arrestohen 4 anëtarë të një familjeje shqiptare, skema që ndoqën për shitjen e drogës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 27/09/20 |
mapo.al

Janë vendosur në pranga katër anëtarë të një familjeje shqiptare, që dyshohet se janë përfshirë  prej tre vitesh në xhiron e shitjes së drogës me pakicë në Varese, Itali. Një skuadër policie e qytetit ekzekutoi urdhërin për arrestimin e tyre në orët e para të ditës së premte, 25 shtator.


Djali shqiptar me inicialet  N.G. rezultoi pas hetimeve të nisura në vitin 2020 si një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në jetën e natës së Varese-s, kryesisht pranë kioskave të duhanit, farmacive ose dyqaneve ushqimore. Pasi u  konstatuan vendet e ndryshme ku zhvillohej aktiviteti kriminal, policia italiane përgjoi dhe ndoqi tregtarin e drogës, deri në bastisje të shtëpisë.


U zbulua gjithashtu se edhe tezja e tij, e identifikuar si  P.G., 45 vjeçe, ishte e përfshirë në xhiron e shitjes së lëndëve narkotike.  Në një sirtar në shtrat, në mes të ndërresave i gjetën disa duzina pako kokainë dhe disa mijëra euro në kartëmonedha me prerje të mesme dhe të vogël, të përftuara nga aktiviteti i tregtimit.


Më pas, nga hetimet e kryera mbi elementët e mbledhur gjatë kontrollit dhe nga një krahasim midis shumave të parave të sekuestruara dhe deklaratave tatimore nga të dyshuarit e marrë, rezultoi se e tërë familja merrej me shitjen e drograve; i shoqi i 45-vjeçares  me inicialet P.D., si dhe një nip i dytë me inicialet T.D., 24 vjeç.


Si funksiononte biznesi familjar?


Tezja kishte detyrën kryesore të merrte porositë me telefon, duke lënë dy nipat e rinj, në veçanti T.D., të merreshin me detyrën e shpërndarjes së drogës tek klientët, në mënyrë që të shmangej mundësia që telefoni celular që përmbante emrat e klientëve të ishte në duart e nipërve nëse për ndonjë arsye, mund të përfundonte në Polici në rast të një kontrolli. Ndonjëherë gruaja i bënte dërgesat vetë, shoqëruar nga burri i saj me makinë, me idenë se një çift i martuar në moshë mesatare nuk mund të ngjallte dyshime.


Etiketa: , , , ,

Pas