Aktualitet

Itali/ Arrestohet shqiptari me 18 kg kokainë me vlerë 3 mln euro






               Publikuar në : 16:21 - 12/07/19 |
mapo.al

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me 3 mln euro drogë. Shqiptari i arrestuar është  Emiliano Keçi. Ai prej 2 javësh kishte marrë me qira një banesë në Bergamo. Lëvizjet e dyshimta çuan policinë e italiane në kontrollin 39-vjeçarit, teksa në çantë iu gjet rreth 1 kg kokainë.


Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan edhe 18 kg kokainë të tjera, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë. Sipas medieve italiane kokaina në banesë ishte fshehur në motorin e frigoriferit.



Gjithashtu në banesë nga kontrolli u gjetën edhe 3 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator, por edhe prova të tjera. Droga e sekuestruar llogaritet në 3 mln euro.


Etiketa: , , , ,

Pas