Bota

Italia drejt shërimit, bie sërish numri i viktimave nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 09/05/20 |
mapo.al

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapjes së pandemisë së COVID-19 në vend.


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima (243 ishin një ditë më parë) dhe 1083 raste pozitive më shumë nga 1327 që ishin dje.


Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid 19 në Itali ka arritur më 30 395 e numri i pacientëve të infektuar në 218 268.


24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të madhe të numrit të personave të shëruar nga koronavirus.


Numri i tyre ka rritur sot më 103 031 dhe janë 4 828 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Numri i personave aktual pozitiv me COVID-19 është 84 842. Në Itali janë kryer deri më sot 2 514 234 tampone.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas