Kryesore

Itali – Bie sërish numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 10/05/20 |
mapo.al

Në Itali kanë humbur jetën 165 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit (194 ishin një ditë më parë).


Mbrojtja Civile italiane ka publikuar shifrat e COVID-19 për ditën e sotme, ku vërehet sërish rënie e numrit të viktimave dhe të prekurve. 802 kanë qenë rastet e reja, ndërsa dje u raportuan 1083.


30 560 është numri i përgjithshëm i të vdekurve, ndërsa numri total i të infektuarve në Itali ka arritur tashmë në 219 070.



Numri i të infektuarve aktualë është 83 324, ndërsa 105 168 janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas