Aktualitet

Itali, deri në 21 vite burg kush shkel masat kundër koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 13/03/20 |
mapo.al

Kush është pozitiv nga koronavirusi e nuk ja thotë askujt dhe vazhdon të jetë në kontakt me të tjerët, kushdo që ka qënë në kontakt fizik me të infektuar nga virusi e nuk futet në regjim autokarantine, në Itali rrezikon akuzën e vrasjes së qëllimshme deri në 21 vite burg.


Koronavirusi është pandemia që po rrezikon humanizmin. Numri i viktimave dhe i personave të infektuar në Itali prej më shumë se dy javësh shkon në rritje shqetësuese.


Vendi ndodhet i gjithi nën masat e rrepta të kufizimit maksimal të lëvizjes e të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke garantuar ato më jetiket.


Dekreti i fundit qeveritar që përmban të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria Conte garantohet nga masa ligjore të forta për këdo që i shkel ato.


Për personat që shfaqin simptoma të dyshimta të koronavirusit e që nuk futen në regjimin e autokarantinës siç e kërkon normativa e parashikuar nga qeveria duke infektuar të tjerë, rrezikon jo vetëm masat për dhunim të urdhrit të autoriteteve , por dhe një proces hetimor për krim të qëllimshëm.

Nëse shkaktojnë infektimin  e të moshuarve apo personave të konsideruar në rrezik pasi vuajnë dhe nga patologji të tjera, që në rastet më të rënda çon në vdekje, parashikohet një dënim jo më i ulët se 21 vite burg për vrasje të qëllimshme.

E për cilindo që  ka pasur kontakte me persona pozitiv me koronavirus e shfaq simptoma të pandemisë e nuk respekton regjimin e karantinës duke vazhduar jetën sociale e punën, e nuk informon për rrezikun miqtë, kolegët e punës ose të njohurit, në bazë të ligjit 133 të kodit penal mund të dënohet deri me 21 vite burg për vrasje të qëllimshme ose për koshiencë në faj.

Gjithashtu kushdo që bën deklarim të rremë në autocertifikantën që duhet ta mbajë me vete për të dëshmuar motivin  e lëvizjes, mund të arrestohet në flagrancë e rrezikon nga 1 deri në 6 vite burg.

Ndërsa për cilindo që shkel rregullat e dekretit të fundit të qeverisë italiane e del nga banesa pa motiv rrezikon masë arrestimi 3 muaj e 206 euro gjobë.


Etiketa: ,

Pas