Dy shqiptarë janë vënë në praga nga policia italiane, për veprën penale të mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Raportohet se mes dy të shqiptarëve të arrestuar është dhe një shtetas italian, të cilët funksiononin si grup. Mësohet se ata janë arrestuar pasi janë vënë re sjellje të dyshimta të tyre, kjo gjë ka bërë policinë të ushtrojë kontroll në banesat ku qëndronin.
Ky aksion përfundoi me zbulimin e një sasi droge të llojit hashash, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan edhe një sasi monetare prej 4100 eurosh. Edhe pse nuk bëhen publik emrat e tyre, mediat vendase raportojnë se shqiptarët janë të moshave 23 dhe 24 vjeç, ndërsa italiani rreth të tridhjetave.
/MAPO.AL/