Aktualitet

Itali/ Dy shqiptarë kapen me mijëra euro, armë, kokainë e marijuanë






               Publikuar në : 11:15 - 24/05/19 |
mapo.al

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia Italiane për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policia së Shtetit italian shqiptarët e arrestuar janë N.F 35 vjeç dhe G.X 25 vjeç.


Operacioni u zhvillua në zonën e Ravenës, ku shqiptarëve iu sekuestrua një sasi prej 6.2 kg kokainë, 15 kg marijuanë, 130 mijë euro dhe një revolver me municione.

Operacioni u zhvillua në 21 maj, kur policia zbuloi dy shqiptarët në bordin e një Alfa Romeo, ku iu gjet kokaina, 100 mijë euro dhe revolveri.

Por, pas kontrolleve që u bënë në apartamentin ku banonin dy shqiptarët policia gjeti edhe 15 kg marijuanë, 30 mijë euro dhe materiale të tjera për paketimin dhe shitjen e drogës.

Nëse droga që iu kap dy të rinjve dilte në treg do të kapte shifrën e 800 mijë eurove.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Ravena.

Burimi


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas