Aktualitet

Itali/ Gjendet në fund të liqenit trupi i futbollistes shqiptare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 02/07/19 |
mapo.al

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur në fundin e Liqenit Como në Itali, kanë bërë të ditur mediat vendase. 24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite pas një aksidenti gjatë hedhjes nga varka, nga e cila ajo nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit.






Pas kërkimeve të cilat zgjatën katër ditë, ekipet italiane të shpëtim-kërkimit këtë të martë kanë gjetur trupin e pajetë të Florijanës. Roboti i posaçëm që ishte shfrytëzuar për kërkim nënujor e ka gjetur trupin e saj në thellësi prej 204 metrash.








Më pas, trupi është tërhequr deri në thellësi prej 20 metrash, ku zhytësit kanë mundur ta marrin dhe ta sjellin në anije, me të cilën trupi është dërguar në spitalin St. Anna. Familja e Florijanës është njoftuar për fatin tragjik të futbollistes së re.



Vetëm disa orë para gjetjes së trupit të saj, lojtarët e ekipit të futbollit të Young Boys bënë një gjest mjaft emocionues duke formuar një zemër me trupat e tyre n9 një fushë të blertë, në kujtim të shqiptares. Florijana Ismaili aktivizohej për ekipin zviceran të femrave.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat


Ditën e shtunë, Florijana dhe një shoqe e saj, gjithashtu futbolliste, kishin marrë me qira një barkë për një ditë relaksi dhe më pas shqiptarja ishte hedhur në ujë për t’u freskuar, mirëpo nuk kishte dalë më në sipërfaqe. Dyshohet se ajo ka pësuar infarkt në momentin e kontaktit me ujin e ftohtë.

Shoqja e saj kishte njoftuar shërbimet e emergjencës, të cilat filluan menjëherë kërkimet duke përfshirë disa zhytës, anije, helikopter dhe një robot special, i cili e ka gjetur trupin e pajetë të saj vetëm ditën e sotme.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas