Bota

Itali/ Jetonte prej kohësh me nënën e vdekur, 53-vjeçari vret veten nga depresioni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:13 - 12/02/19 |
mapo.al

Mauro Culzoni 53 vjeç, jetonte prej muajsh në Reggio Emilia me nënën e tij të vdekur në shtëpi. Madje ai e kishte vendosur atë në shtrat dhe nuk kishte raportuar në polici për vdekjen e saj.






Gjatë kësaj kohe ai kishte kaluar në depresion dhe fillimisht kishte vendosur të vriste qenin e tij e më pas veten.


Njoftimi në polici ka mbërritur nga fqinjët e viktimave.Trupi i pensionistes 81-vjeçare, Adriana Caffarri, ishte në shtratin e dhomës së saj të gjumit, në një gjendje të avancuar dekompozimi, pothuajse e mumifikuar. Sipas testeve të para, gruaja e vjetër mund të ketë vdekur për shkak të shkaqeve natyrore, në fund të verës.







Fqinjët nuk e kishin parë gruan prej kohësh dhe e denoncuan rastin në polici. Kjo e fundit e kishte thirrur 53-vjeçarin që të jepte sqarime për fatin e së ëmës. Ai ishte përgjigjur se pensionistja kishte shkuar tek një mik në zonën e Modenës. Policia i kishte kërkuar që të raportonte sërish sapo ajo të kthehej nga udhëtimi. Në atë moment, Mauro kuptoi se vdekja e nënës nuk mund të mbetej sekrete për një kohë të gjatë. Dhe nga dëshpërimi, ai kishte vrarë veten.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat


1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas