Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Agron Bakaj, 48 vjeç, banues prej vitesh në Benedetto del Tronto. Ai ishte duke drejtuar një kamion kur u përplas me një tjetër në kryqëzimin automobilistik Ascoli-Porto d’Ascoli (Ascoli Mare).
Si pasojë e goditjes fatale, Bakaj humbi jetën në vend. Por, nuk është viktima e vetme. Edhe shoferi italian i kamionit tjetër ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ndodhi në një seksion të autostradës me dy drejtime, për shkak të punës në vazhdim në korsinë tjetër.