Aktualitet

Itali/ Kokainë dhe 30 mijë €, arrestohet shqiptari (DETAJE)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 11/11/19 |
mapo.al

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është identifikuar si A.M., banues në Firence. Ai u arrestua teksa shëtiste në qendër të qytezës së Pistoias.


Karabinierët kanë sekuestruar dhe makinën e shqiptarit, automjet të cilën e kishte marrë me qira. Brenda automjetit u gjetën 10 mijë euro. Dyshohet se paratë i ka fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal. Pas kontrollit në banesën e shqiptarit, policia gjeti materiale të cilat i përdorte për të kryer aktivitetin e jashtligjshëm.


U sekuestruan peshore, kokainë dhe 20 mijë euro.


 



Etiketa: , , ,

Pas