Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të dielën në mëngjes në rrugën “Roma” në Villorba. Aksidenti ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit kur një makinë “Volkswagen Golf GTI” me targa shqiptare AA565UR, me ngjyrë të zezë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Villorbas.
Viktimat janë identifikuar si Dorian Myftaraj, 24 vjeç, rezident jashtë Italisë dhe Rruzhdi Karreci, 35 vjeç punëtor, rezident në Spresiano por me origjinë nga Durrësi. Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa dy viktimat nuk kishin vënë rripin e sigurimit.
Menjëherë në vend kanë shkuar në ndihmë kalimtarë të rastit por dy personat që ndodheshin brenda në makinë kanë humbur jetën në vend.