Një ‘black-out’ energjetik goditi dje aeroportin më të madh të Italisë, atë të Malpensës, në afërsi të Milanos, duke shkaktuar anomali në trafikun ajror dhe vonesa në nisjet e avionëve.
Shkak u bë një stuhi e fortë me erëra që shkonin deri në 40 nyje shpejtësi, shoqëruar kjo edhe me shkarkime rrufesh.
Kjo situatë jo vetëm shkaktoi panik tek pasagjerët në aeroport, por edhe bllokoi fluturimet nga ora 18:00 deri në orën 19:00.
Stuhia me rrufe kishte goditur edhe një stacion të jashtëm të energjisë në aeroport. Dritat e emergjencës vazhduan të qëndrojnë ndezur për të paktën një orë, ndërkohë që pasagjerët nuk mund të ndihmonin por prisnin që energjia elektrike të kthehej.
“SEA”, kompania e menaxhimit të aeroportit, u bëri të ditur udhëtarëve se, nuk do të kishte anulime të fluturimeve, por vetëm vonesa.