Aktualitet

Itali/ Me një çantë me libra, 20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në parking





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 28/09/19 |
mapo.al

Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Gevona, Itali. Identiteti nuk bëhet i ditur, por mediat italiane raportojnë se trupi i tij me disa plagë në gjoks është gjetur nga një grua në një pellg gjaku, në një parkim në rrugën “Piazzeta”. I riu, i cili jetonte në zonën e Teglias (Valpolcevera), kishte me vete një çantë shpine me libra.


Ndërkohë që po zhvillohen hetime për të rindërtuar ngjarjen dhe për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit, paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Mendohet se i riu mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga një lartësi rreth 4-5 metra dhe duke kaluar një rrjetë teli, që mund të ketë qenë pikërisht edhe shkak i plagëve në gjoks.





Etiketa:

Pas