Aktualitet

Itali/ Më shumë se 200 viktima në 24 orë, ulen rastet aktive me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 15/05/20 |
mapo.al

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se 242 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total në 31,610.


Lajmi i mirë vjen për numrin e të prekurve të rinj, të cilët ditën e fundit ishin 789 për një total prej 223 mijë të infektuarish. Sot Italia ka 72 mijë persona aktivë me koronavirus.


Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë në vendin fqinj, ku në 24 orë u regjistruan 290 raste të reja me Covid-19.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas