Mediat italiane publikojnë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda Komisariatit ku të shtunën mbetën të vrarë dy efektivët e policisë, ekzekutuar nga njëri prej dy vëllezërve që ishin shoqëruar për t’u marrë në pyetje, të dyshuar si grabitës të një motorri.
Djemtë e shoqëruar nuk ishin të prangosur pasi ishin në cilësinë e të shoqëruarve. Kur njëri nga të dy i kërkon agjentit të shkojë në tualet, ai e shoqëron duke mos dyshuar. Më pas ai u hodh mbi policin, duke i marrë armën nga brezi dhe nisi të shtënat.
Ai gjithashtu qëlloi edhe mbi një polic tjetër dhe i mori edhe atij armën. Pastaj filloi të qëllojë në mënyrë të pakontrolluar, duke arritur të fusë në terror të gjithë Komisariatin.