Aktualitet

Itali/ Në kërkim prej 10 vitesh, shqiptari zbulohet nga Facebook









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 15/01/21 |
mapo.al

Policia e kërkonte prej 10 vitesh, por një gabim i gruas së tij ka bërë që një trafikant shqiptar droge të arrestohet nga policia.



Shaqir Kalaj, 43 vjeç, u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi të gjerë ku përfshinte trafikun e lëndëve narkotike.


Gjatë një operacioni policor, të koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës ku u prangosën 69 persona dhe u kapën 10 kg drogë, midis të cilëve edhe Kalaj.




Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak, ndërsa në vitin 2011, u arratis dhe humbi gjurmët.



Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.

Lexo edhe :  "Vjedhje, dhunë, drogë dhe armë pa leje" - Arrestohen 7 persona në Tiranë

Por policia me gjithë kërkimet 10 vjeçare nuk kishte mundur ta gjente. Disa postime te gruas së tij në facebook kanë ndërruar të gjithë rrjedhën e kërkimeve të policisë.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim, të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek Forcat e Policisë Shqiptare, çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.

43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të vuajë dënimin me burg.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas