Thursday, June 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Itali, presidenti vihet nën presion për të dekretuar ministrin euroskeptik

by mapo.al
27/05/2018
in Bota
0

Partitë e koalicionit qeveritar në Itali e kthyen nga presidenti Sergio Mattarella presionin për të miratuar me çdo kusht kandidatin euroskeptik të tyre për ministër të Ekonomisë, duke thënë të shtunën se alternativa tjetër e kësaj do të ishte vetëm mbajtja e zgjedhjeve të reja.

 Mattarella ka bllokuar momentalisht formimin e qeverisë, gjë që do t’i jepte fund krizës politike mbi 80-ditore, për shkak të shqetësimeve në lidhje me vullnetin e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes antiestablishment të 5 yjeve” për të emëruar si ministër të Ekonomisë 81-vjeçarin Paolo Savona.

Savona ka qenë një kritik i ashpër i Euros dhe i Bashkimit Europian, por gjithsesi ka kredenciale të shquara, për shkak se dikur ka mbajtur edhe rolin si ministëri Industrisë. Formalisht, kryeministri i mandatuar Giuseppe Conte i prezanton përbërjen e kabinetit qeveritar presidentit, i cili duhet t’ia miratojë më pas.

Conte, një profesor jurisprudence shumë pak i njohur dhe pa eksperiencë politike, u takua me presidentin të premten, por pa zgjidhur ngërçin.

“Shpresoj që askush të mos ketë zgjedhur alternativën ‘Jo’”, tha kreu i “Lega Nord”-it, Matteo Salvini, përpara mbështetësve të tij në veri të Italisë. “Qeveria, ose duhet të marrë frerët dhe të nisë punët në orët në vijim, ose t’u drejtohemi edhe njëherë kutive të votimit”, tha ai.

Më pas, edhe udhëheqësi i “5 yjeve”, Luigi Di Maio tha se priste që presidenti të merrte një vendim për mbështetjen e qeverisë brenda 24 orësh. Edhe kjo lëvizje antiestablishment e mbrojti kandidaturën e Savonës.

“Është një zgjedhje politike dhe, bllokimi i një zgjedhjeje minitrore është përtej rolit të presidentit”, tha Alessandro di Battista, një prej politikanëve më të lartë të “5 yjeve”.

Mattarella nuk ka folur publikisht për Savonën, por përmes ndihmësve të tij e ka bërë të qartë se nuk dëshiron një ministër Ekonomie antieuro dhe se nuk do të mund të pranonte “diktatin” e partive të koalicionit.

Kritikat e Savonës ndaj euros dhe politikave ekonomike gjermane kanë tronditur edhe më tej tregjet, gjithsesi të shqetësuara mbi vullnetin e qeverisë së ardhshme për të vënë dorë mbi borxhin masiv të Italisë, 1.3 herë më të lartë sesa prodhimi kombëtar vjetor.

Tags: 5 yjeveLuigi di Maioministrin euroskeptikSergio Mattarella

JU SUGJEROJME

Kancelari gjerman: Ukraina i përket familjes evropiane
Bota

Kancelari gjerman: Ukraina i përket familjes evropiane

16/06/2022
Aleancë me qenve dhe çitave, gjithçka për të mbrojtur macet e mëdha nga zhdukja
Bota

Aleancë me qenve dhe çitave, gjithçka për të mbrojtur macet e mëdha nga zhdukja

16/06/2022
U ndërtua në 2015, Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë
Bota

U ndërtua në 2015, Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë

16/06/2022
Pas koronavirusit, jepet alarmi për shpërthimin e një epidemie tjetër
Bota

Pas koronavirusit, jepet alarmi për shpërthimin e një epidemie tjetër

16/06/2022
Next Post
Pesë pozicionet e duhura të seksit për të ndezur marrëdhënien tuaj

Pesë pozicionet e duhura të seksit për të ndezur marrëdhënien tuaj

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kultivim i lëndëve narkotike, Nano: Të gjithë jemi përgjegjës në këtë luftë, nuk do përfitojë askush
  • Shkatërrohen “fermat e kanabisit” në Barcelonë, disa shqiptarë mes 56 të arrestuarve
  • Kokaina me vlerë 1 milion euro, Agim Kajmaku dhe nipi i tij mohojnë akuzat
  • Kancelari gjerman: Ukraina i përket familjes evropiane
  • MSH: 113 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In