Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Torinos për vrasje në tentativë, pasi qëlloi disa herë me thikë ish të dashurën e tij 20-vjeçare me origjinë greke.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugë, në lagjen San Salvario, jo shumë larg nga shtëpia e të riut.
27-vjeçari është vendosur në pranga pas alarmit të disa kalimtarëve, që u shndërruan në dëshmitarë të sulmit të përgjakur.
Identiteti i të rinjve nuk bëhet i ditur, por paraprakisht dyshohet se shqiptari e ka qëlluar studenten greke në gjoks, bark e qafë, për arsye xhelozie.
Sipas La Republica, 20-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
6,152
Etiketa: arrestohet shqiptari, itali, qellohet me thike