Aktualitet

Itali/ Rekord testimesh nga koronavirusi, rriten viktimat







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 23/09/20 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore italiane kanë shpërndarë të dhënat e sotme mbi pandeminë, që sheh një rritje shqetësuese të viktimave, që sot janë 20.


Numri i tamponëve ndërkohë shënon një rekord nga fillimi i epidemisë në atë vend, pikërisht 103.696 tamponë. Testimet rekord kanë evidentuar 1640 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1392. Rritet numri i të shëruarve, 995 në 24 orë, por edhe e personave në terapi intensive, 244.


Kampania rezultoi rajoni më i nxehtë me 248 raste, e ndjekur nga Lombardia (196) dhe Lacio (195).






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas