Aktualitet

Itali/ Rëndohet situata e koronavirusit, 10 viktima në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 12/08/20 |
mapo.al

Situata me koronavirusin në Itali është rënduar në 24 orët e fundit, dhe vendi ka shënuar rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja.


Numri i viktimave në vendin fqinj është rritur ndjeshëm në 10 të tilla gjatë 24 orëve të fundit.


Ndërkohë, për sa i përket rasteve të reja, edhe ato kanë pësuar rritje ku janë regjistruar 476 raste pozitive, në krahasim me 412 që u shënuan një ditë më parë.


Deri më tani, Italia ka regjistruar 251.713 raste pozitive me COVID-19 dhe 35.255 viktima. Aktualisht, 13.791 raste janë ende aktive në shtetin fqinj.




Etiketa: , , ,

Pas