Dy emigrantë shqiptarë në Itali janë plagosur rëndë pasi kanë rënë nga skela ku punonin. Një prej tyre ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të paradites së sotme.Autoritetet përkatëse kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në punë.
Ndërsa shqiptari tjetër është plagosur në Caresana në provincën e Vercellit një ditë më parë. Mësohet se shqiptari është i moshës 34 vjeç por identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.
Sipas dëshmitarëve okularë, 34-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash teksa punonte në çatinë e një ndërtese. Ai ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin lokal ndërsa gjendja e tij vijon të jetë kritike.