Aktualitet

Itali, rriten sërish rastet dhe viktimat nga koronavirusi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 17/09/20 |
mapo.al

Italia vijon të shënojë një trend rritës për sa i përket viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend brenda 24 orëve.


Sipas komunikatës së përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 101 mijë tamponë të kryer në ditën e fundit 1585 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar. Gjithashtu u regjistruan dhe 13 viktima.


Personat që e kanë fituar betejën me virusin janë 689 ndërkohë që është rritur me 6 numri i shtrimeve të terapinë intensive.



Rajonet më të prekura që vijojnë të shënojnë më shumë raste të reja vijojnë të jenë Lombardia dhe Kampania.




Etiketa: ,

Pas