Aktualitet

Itali/ Sekuestrohen 14 tonë pilula amfetamine, njihet si droga e xhihadistëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 02/07/20 |
mapo.al

Policia italiane ka sekuestruar 14 tonë pilula amfetamina, që dyshohet se ishin prodhuar nga ISIS në Siri.


Sipas CNN, agjentët gjurmuan tre kontenierë të dyshuar në portin e Salernos në jug-perëndim të Italisë dhe gjetën 84 milionë pilula me një vlerë tregu prej 1 miliard euro (1.12 miliard dollarë). Pilulat ishin fshehur brenda cilindrave të letrës për përdorim industrial.


Hetuesit thanë se kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në botë për sa i përket vlerës dhe sasisë.


Komandanti Domenico Napolitano, kreu i policisë financiare për qytetin e Napolit, tha për CNN se droga ishte e fshehur mirë dhe skanuesit në port nuk i zbuluan ato.


“Ne përgjuam thirrjet telefonike dhe anëtarët, kështu që ne dinim se çfarë prisnim”- tha me tej ai. Pilulat mbanin logon “Captagon”, që konsiderohet ndryshe dhe si “droga e xhihadistëve”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas