Aktualitet

Itali/ Sekuestrohet “droga e Hitlerit”, procedohet shqiptari






               Publikuar në : 16:34 - 12/06/19 |
mapo.al

Policia italiane ka sekuestruar në një klub nate në Napoli një lloj lënde narkotike e cila njihet si “droga e Hitlerit”. Një i ri, i cili kishte ardhur në Napoli me rastin e një evenimenti muzikor në një klub nate, kishte marrë me vete 37 pilula Mdma, ekstazi dhe ketamini, për t’ua shpërndarë klientëve që frekuentonin lokalin.


Policia arriti të konfiskonte drogën dhe bëri të mundur arrestimin e 20 vjeçarit. Lënda narkotike e sekuestruar njihet si droga që përdorte elita naziste.

Në prangat e policisë ka rënë shpërndarësi i drogës, një 20-vjeçar, ndërsa një shqiptar dhe një shtetas i kombësisë marokene, janë proceduar. Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazi. Gjithashtu edhe një shumë prej 3 000 euro, smartphone dhe peshore elektronike.

Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve, duke përfshirë shumë studentë.

Pse njihet si “droga e Hitlerit”
Methamphetamina ishte droga e preferuar e elitës nazist. Një dozë e lartë, që tani njihet si Crystal Meth. Furnizuesi i tyre mes viteve 1939 dhe 1945 ka shitur më shumë se 200 milionë pilula.

Fiziologu, Prof. Otto Ranke shkruante: “Me këtë drogë mund të arrish suksese shumë lehtë pa ndjerë lodhje të dukshme 36 deri në 40 orë”.

Edhe vetë Hitleri ishte i varur nga droga si opiata dhe metamfetamina. Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

Nga ana tjetër kjo drogë shkakton mpirjen e trurit dhe shmang ndjenjat zhgënjyese, si reflektimi ose ngacmimin e ndërgjegjies për reflektim.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas