Aktualitet

Itali/ Sherr në disko, shqiptarët plagosin me thikë italianin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 30/09/19 |
mapo.al

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pasi u bënë pjesë të një sherri me thika jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej vëllezërve shqiptar qëlloi me thikë një djalë 30-vjeçar nga Breshia, i cili u transportua me urgjencë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.


Si ndodhi ngjarja?



Fillimisht ngjarja nisi brenda ambienteve në diskos e më pas dolën jashtë saj për t’u sqaruar, por situata për fat të keq precipitoi dhe njëri prej shqiptarëve nxori thikën duke i shkaktuat plagë 30-vjeçarit italian. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes.



Etiketa: , , , , , , , ,

Pas