Kronika

Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve






               Publikuar në : 18:51 - 11/07/19 |
mapo.al

Karabinierët në Bassano në Itali kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare në fushën e grabitjeve. Të prangosur kanë përfunduar shtetasit Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç, që të gjithë me precedentë të shumta në vendin fqinj. Hetimet kanë nisur që kur qytetarët në zonë kishin filluar të ankohen se shtëpitë e tyre po grabiteshin. Karabinierët e kanë ndjekur makinën e hajdutëve në rrugë të thella dhe zona të rrezikshme. Të akuzuarit udhëtonin me një automjet të vjedhur.


foto galeri

foto galeri

Të tre akuzohen për një sërë veprash penale. Mbi ta bien akuzat “rezistencë ndaj zyrtarëve publikë dhe shkaktim i lëndimeve”, pasi disa policë pësuan plagë gjatë arrestimeve, “falsifikim targash” pasi udhëtonin në makinë të vjedhur, “posedim i paligjshëm i armëve” pasi mbanin armë, “posedim lënde narkotike” pasi në automjet u gjet drogë, posedimin e pajustifikuar të mjeteve të vjedhjes (çorape, kacavida, etj.).

Brenda makinës karabinierët gjithashtu gjetën një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali. Macaj gjithashtu ishte përgjegjës edhe për vjedhje të tjera në zonë, si dhe kishte një urdhër dëbimi, që nuk eshte zbatuar. Hetimet e mëtejshme po bëhen për të rilidhur bandën në ngjarjet kriminale në zonë dhe në mbarë Italinë Veriore.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas