Aktualitet

Itali/ Shqiptari gjendet i varur në pemë me rrip pantallonash (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 09/09/19 |
mapo.al

Një zbulim shokues është bërë në Milano të Italisë, ku një shqiptar i moshës 35-vjeçare, është gjetur i vdekur në një pemë, në një park të zonës së Balilla.


Ngjarja e rëndë u zbulua rreth orës 17.00 të pasdites të së dielës, ku ishte një kalimtar i rastit që po shëtiste me qenin, ai që lajmëroi policinë, pasi pa kufomën e varur në pemën në lartësi.



Parku ‘Baravalle’, ku u gjet viktima është shumë i frekuentuar edhe nga fëmijë. Për shkak të lartësisë së madhe të pemës, u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për marrjen e trupit të pajetë.


Paraprakisht pista kryesore është ajo e vetëvrasjes, ku 35-vjeçari shqiptar ka përdorur rripin e pantallonave. Shqiptarit iu gjet me vete edhe çanta e dorës bashkë me dokumentet brenda, çka bëri të mundur zbulimin e identitetit të tij, i cili nuk është publikuar ende./NOA/

<
>
1-20 2-13 3-12 (1) 5-7 4-9

 


Etiketa: , , ,

Pas