Aktualitet

Itali/ Shqiptari qëllon me plumb në kokë bashkëkombësin 27-vjeçar





               Publikuar në : 17:48 - 10/12/19 |
mapo.al

Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një bashkatdhetarin e tij në shtetinj fqinj të Italisë. Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Frosinone përpara një lokali, në këtë qytet.


“Ilmessaggero” shkruan se shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre. Më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë.



Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.


Të dy shqiptarët janë banues në Frosinone dhe të dy posedojnë një leje qëndrimi në territorin italian.

Burri i plagosur u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Vetë 37-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat. Pistoleta me të cilën qëlloi 27-vjeçarin, ishte e vjedhur më 8 dhjetor në Ceccano.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas