Kronika

Itali/ Shqiptarja përdhunohej prej 10 vitesh, arrestohen 5 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 15/08/19 |
ro ot

Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar 5 persona të cilët akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe grabtije. Mësohet se viktimë është një grua shqiptare e cila jeton në zonën urbane në provincën e Cosenzas në Calabri.






Torturat ndaj saj kanë vijuar prej 10 vitesh. Skandali u zbulua pas një hetimi nga oficerët e Komisionit të Sigurisë Publike në Corigliano Rossano, të cilët punuan nën koordinimin e prokurorisë së Republikës në Castrovillari të drejtuar nga Eugenio Facciolla. Gruaja gjithashtu ishte detyruar të punonte si prostitutë.


Viktima kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një prej të arrestuarve, i cili më pas do ta përdhunonte atë së bashku me meshkuj të tjerë duke ushtruar edhe dhunë fizike.







Në disa raste ajo u detyrua të merrte mjekim në një spital në Romë dhe për t’u justifikuar me familjen, që nuk kishin dijeni për asgjë. Ajo thoshte se kishte një sëmundje të paspecifikuar që i shkaktonte shenja të dukshme në trup.




Gruaja kishte heshtur gjithmonë nga frika se mund t’i ndodhte diçka burrit të saj dhe djalit që kur filloi kalvari i vuajtjeve. Dhunuesit e kishin detyruar të heshtte duke kërcënuar të afërmit e saj me vdekje, të cilët nuk kanë ditur asgjë për vite me radhë.



Për më tepër, të arrestuarit i kishin zhvatur shuma të ndryshme parash duke e kërcënuar se do të publikonin pamjet që e tregonin gjatë akteve seksuale. Megjithatë, më 5 gusht, gruaja, e ezauruar, pasi iu tregoi historinë familjarëve të saj iu drejtua agjentëve të komisariatit të policisë Corigliano Rossano të cilët filluan hetimet e koordinuara nga prokurori publik Mauron Gallone nën udhëzimet e prokurorit Eugenio Facciolla i cili zbuloi historinë tronditëse të gruas.

Një hetim i shpejtë që zgjati shtatë ditë nga momenti i raportimit të viktimës. Një denoncim që nxori në dritë një skenar të frikshëm. “E gjitha filloi me një aferë jashtëmartesore – thotë Cataldo Pignataro, drejtues i stacionit policor Corigliano Rossano – mes gruas shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë”.

“Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet shërbime dhe dhunë – vazhdon Pignataro – me takime seksuale dhe shërbime ndaj burrave të tjerë: kanë ardhur dhe e kanë përdhunuar viktimën edhe 20 njëkohësisht. Dhe në shtëpinë ku ndodhi tortura janë gjetur mjete për praktikat sadomazokiste”.

Hetimet u koordinuan nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone të cilët gjithashtu çuan në zbulimin, falë historisë së gruas, edhe të një plantacioni marijuane.

Videot dhe materialet fotografike të gjetura në shtëpinë e të arrestuarve nuk bënë gjë tjetër veçse konfirmuan historinë e viktimës. Hetimet nuk ndalen sepse shumë, të paktën njëqind meshkuj kanë abuzuar me të: hetuesit janë të vendosur t’i identifikojnë të gjithë.

1


Etiketa: , , ,

Pas