Kronika

Itali/ Thanë se janë çiklistë, policia i kapi me 4 kg heroinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:26 - 15/07/19 |
ro ot

Policia italiane ka sekuestruar rreth 4 kilogramë heroinë në komunën e Massa dhe Carrara në Itali. Autoritetet italiane arrestuan 4 persona, nga të cilët 2 janë shqiptarë dhe 2 italianë.


Droga u kap në kohën që po bëhej gati të trafikohej për në bregun e Apuan dhe Versilia. Gjithçka nisi kur policia nisi të kontrollojë lokalet e vegjël në Massesi, shkruajnë mediat italiane.


Të arrestuarit janë të moshave 30 deri 35 vjeç. Karabinierët arrestuan 4 personat, edhe pse ata pretenduan se ishin çiklistë. Agjentët policorë kishin kohë që nuk sekuestronin të tillë sasie droge aq të pastër. Nëse droga do të hidhej në treg, do të qarkullonin mijëra euro.


Hetimet kishin nisur disa muaj më herët, ndërsa gjykata kishte dhënë masat e sigurisë të “arrestit me burg” për 4 të akuzuarit. Tashmë hetimet janë përqendruar në lokalin ku u gjet droga, për të zbuluar më tepër rreth veprimtarisë të tregtisë së drogës që zhvillohej në zonë.



Etiketa: , , ,

Pas