Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve shqiptarë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane raportojnë se kanë mbetur viktima shqiptarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy 20-vjeçarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para diskotekës “Village”, në Piacenza të Italisë. Ata janë përplasur nga një mjet tip Renault, që drejtohej nga një grua italiane 30-vejçare, teksa ishin duke ecur anës rrugës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasen italiane, e cila ka rezultuar se ka qenë e dehur gjatë kohës që drejtonte mjetin.