Aktualitet

Itali-Turqi çelin siparin e Europianit, sfida në Romë me tifozë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 11/06/21 |
mapo.al

Itali-Turqi është ndeshja hapëse e Kampionatit Europian të Futbollit, i cili do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës.






Ceremonia hapëse e Euro 2020 do të nisë që në orën 19:00, ndërsa mësohet se të pranishëm në stadium do të jenë 16 mijë spektatorë nga të cilët do të jenë 7 mijë italianë, 3 mijë shtetas turq, ndërsa 6 mijë nga shtete të tjera.


Euro 2020 zhvillohet këtë vit, për shkak të pandemisë që e bëri të pamundur të zhvillohej qershorin e kaluar. Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në 12 shtete, me rastin e 60 vjetorit të UEFA-s. Finalja do të zhvillohet në Londër më 11 korrik.





UEFA ka vendosur që ndeshjet e fazës së grupeve të zhvillohet në dy qytete të ndryshme.

Lexo edhe :  Nis Euro2020, spektakël në Romë, luhet Turqi-Itali përpara tifozëve


Grupi A: Roma dhe Baku
Grupi C: Shën Petersburg dhe Kopenhagen
Grupi D: Londër dhe Glasgou
Grupi E: Bilbao dhe Dublin
Grupi F: Mynih dhe Budapest



LEXO EDHE: 

Fillon sot, gjithçka duhet të dini për Euro 2020

54


Etiketa: , ,

Pas