Aktualitet

Itali/ U kthye në treg pas tre muajsh në izolim, shitësi nuk i mban dot lotët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:31 - 27/05/20 |
mapo.al

Italia mbetet shteti më i goditur nga koronavirusi jo vetëm për viktimat dhe të prekurit nga Covid-19 por edhe për pasojat e mëdha ekonomike nga izolimi.


Por tashmë duhet se vendi po i kthehet normalitetit. Beppe Dana, një shitës rruge në Milano, u kthye në tregun e tij pas tre muajve në karantine dhe gëzimi ishte i pakontrollueshëm.


Gjatë një lidhje live për “Mattino Cinque” ai shpërtheu në lot nga emocionet.


“Unë kam rifilluar jetën time, ka kaluar ankthi kur nuk isha në gjendje as të bëjë pazar për vete”, shpjegoi shitësi i të brendshmeve, duke treguar situatën katastrofike ekonomike në të cilën ndodhej për shkak të bllokimit.


Beppe nuk i mban dot lotët kur kujton mesazhet e shumta të solidaritetit të marra nga të njohurit dhe të huajt ose kur tregon për vështirësitë që për fat të mirë duket se i ka lënë pas.

“Këtë mëngjes po qaja ndërsa unë u shërbeja klientëve, e kam përjetuar shumë keq por tani thjesht dua të mendoj për gjërat e bukura”.


Etiketa: , , ,

Pas